BotaTopLajm

Sllovaki, varianti “anglez” i virusit gjendet në 71 % të rasteve

Varianti i koronavirusit, që fillimisht u zbulua në Britani, është varianti më i përhapur në Sllovaki, tha kryeministri i këtij shteti, Igor Matoviç.

Sipas tij, 71 për qind e rasteve të regjistruara në Sllovaki, janë me variantin e ri “britanik”, i cili dyshohet se është më ngjitës sesa varianti fillestar i koronavirusit.

Matoviç tha se qeveria ka shikuar të gjitha mostrat pozitive që janë kryer me metodën PCR dhe rezultatet paraprake thanë se 71 për qind janë të variantit “britanik”.

“Deri më tani, nga 1,360 testet e kryera me PCR, 71 për qind kanë dalë se janë varianti B.1.17 (varianti britanik)”, ka shkruar kryeministri sllovak në Facebook.

Sllovakia, që ka 5.5 milionë banorë, po përballet me probleme të mëdha për të ulur nivelin e infeksioneve ditore, pavarësisht se ka vendosur masa të izolimit.

Varianti “britanik”, besohet se është 70 për qind më ngjitës sesa varianti fillestar dhe sipas shkencëtare, mund të jetë 30 për qind më vdekjeprurës.

Që prej fillimit të pandemisë, Sllovakia ka regjistruar 5,050 viktima. /Rel/

Related Articles

Back to top button
Close
Close