LajmeMaqedoniTopLajm

INTERVISTË – Arjanit Hoxha: 5 milion euro të reja ndihmë për prodhuesit e duhanit

INTERVISTË – Arjanit Hoxha: 5 milion euro të reja ndihmë për prodhuesit e duhanit, këtë vit përparësia është prodhimi i kontraktuar si zgjidhja më e mirë për të gjithë fermerët.

Viti i ri sapo ka filluar, punët në bujqësi po intensifikohen. Fushat janë duke u përgatitur për mbjellje, pemishtet dhe vreshtat po krasiten, kopshtarët po përgatisin fidanët. Në ferma nuk ka pushim.

Është koha e duhur për një intervistë me kreun e MBPEU-së, Ministrin Arjanit Hoxha në lidhje me planet për bujqësinë 2021. Mënyrën e tij të punës dhe menaxhimin e tij kemi pasur mundësinë ta shohim në degët strategjike të bujqësisë, siç janë vreshtaria dhe kultivimi i duhanit, ai me punën e tij ka arritur që të krijojë besim dhe siguri tek fermerët se ata kësaj rradhe kanë me të vërtetë një  partner serioz në qeveri, që i përfaqëson interesat e tyre.

Biseduam për planet, cili do të jetë prioritetet në punën e MBPEU-së këtë vit, cilat degë bujqësore apo masë bujqësore do të dominojnë, në cilat drejtime do të orentohen fermerët.

Agrotim: Duke marrë parasysh që kjo është intervista juaj e parë për Agrotim, kurse ne ju kemi ndjekur që nga dita juaj e parë në këtë ministri, në ç’mënyrë keni menaxhaur  problemet që ju prisnin, na tregoni si i keni përjetuar muajt e parë të mandatit tuaj? A e paramendonit se çfarë sektori kompleks dhe të vështirë do të menaxhonit në 4 vite?

 

Hoxha: Duhet pranuar që nuk është e thjeshtë, dhe aq më tepër nuk është e lehtë të merresh me problemet në prodhimin bujqësor. Bëhet fjalë për një degë strategjike, e cila është shumë e rëndësishme për vendin tonë e që prek 200,000 familje bujqësore, por edhe të gjithë qytetarët sepse bëhet fjalë për një sektor thelbësor- pra bëhet fjalë për ushqimin. Më ka ndihmuar ajo që unë vij nga sektori i bujqësisë, gjithçka e kam të njohur, pra jam i vetëdijshëm edhe për avantazhet dhe për problemet si dhe për sfidat institucionale me të cilat përballen shpesh fermerët dhe agrobizneset. Ekziston një zgjidhje e mirë, e kjo është vetëm kur kombinohet me një tim dhe ekip të mirë në terren, me fermerë që jetojnë me problemet dhe me dëshirën për të përfituar sa më shumë nga situata. Më vjen keq që vitin e kaluar kemi pasur dhe kemi akoma krizë globale, e shkaktuar nga pandemia, krizë kjo  që u ndie më fort nga vreshtarët dhe na u desh të ndërhynim me resurse nga shteti.

Pasoi grumbullimi i duhanit, proces i cili ende vazhdon dhe po hasen pakënaqësi me vlerësimet, me klasat, me çmimet e blerjes dhe me duhanin e tepërt, kështu që vëmendja dhe kapaciteti im janë të përqendruara plotësisht në zgjidhjen e problemeve të prodhuesve të duhanit. Si institucion, kemi investuar maksimumin dhe do të vazhdojmë derisa të blihet edhe kutia e fundit e duhanit. Me paketën e pestë të masave ekonomike, për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga Korona, Qeveria përfshiu si një grup i prekur i qytetarëve edhe prodhuesit e duhanit. Me paketën e fundit parashikohen rreth 5 milion euro, fonde të destinuara për prodhuesit e duhanit.

Agrotim: Qeveria miraton Programe për pagesa direkte dhe për Zhvillimin Rural. Çfarë duhet të presin fermerët, kur do të ketë pagesa të subvencioneve, kur do të shpallen thirrjet e reja, të njohura si “Fermeri i Ri”, “Gruaja Rurale”, për mekanizimin, për masën e re 10,000 për agrobiznes të ri?

Hoxha: Programet për pagesat direkte dhe për Zhvillimin Rural janë miratuar dhe pagesat do të fillojnë së shpejti, së shpejti do të fillojnë edhe pagesat për subvencionet bazë. Kultivuesit e rrushit, pra vreshtarët, do të jenë ata që do marrin mjetet financiare të parët, kurse deri në prill do të paguhen edhe subvencionet për duhanin, pastaj për bujqësinë ( kulturat fushore), kopshtarinë dhe pemëtarinë. Gjithashtu në këtë periudhë do të fillojë edhe pagesa për aplikantët që fituan të drejën e shfrytëzimit të masave së shpallur nga viti i kaluar, kurse thirrjet e reja për “Fermer të Ri” në shumën prej 20,000 EUR të pakthyeshme, për 10,000 EUR për agrobiznesin e ri, Gruan Rurale dhe masa të tjera nga programi për zhvillimin rural pritet të realizohen nga  mesi i vitit. Më vjen mirë që ka shumë interes për këto masa në lidhje me përtëritjen e sektorit, i cili është gjithashtu një trend evropian.

Agrotim: Një nga mënyrat që subvencionet mund të kontribuojnë për të pasur një komponentë zhvillimore është prodhimi i kontraktuar. Kjo u konfirmua 2 vjet më parë përmes organizimit të prodhimit të kontraktuar të lulediellit dhe rritjes së subvencioneve që motivuan fermerët t’i kthehen kësaj kulturure tradicionale të vendit tonë. A ka ndonjë mbështetje më të madhe për prodhimin kontraktual këtë vit?

Hoxha: Kjo është e vërtetë, përveç subvencioneve, prodhimi me kontratë është një mundësi e shkëlqyeshme që fermerët të kenë siguri në prodhim përmes blerjes së rënë dakord nga blerësi. Këtë vit ne planifikojmë të forcojmë edhe më shumë prodhim kontraktual, jo vetëm për kultivuesit e lulediellit, por edhe të misrit, grurit, të kultivuesëve të rrepës së vajit (rrepa e kuqe), si dhe frutave dhe perimeve në bashkëpunim me industrinë e përpunimit. Ekziston interes si për prodhuesit kryesorë ashtu edhe për blerësit dhe industrinë e përpunimit, gjë që është e mirë sepse në këtë mënyrë rivendoset besimi dhe vendoset një partneritet midis të gjithë aktorëve në proces. Tashmë është e qartë për të gjithë, si për fermerët ashtu edhe për blerësit, se ata nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin. Ky proces ne si ministri dhe unë personalisht do ta mbështesim dhe do t’i inkurajoj fermerët të lidhin dhe të respektojnë marrëveshjet. Si institucion, ne do të monitorojmë procesin dhe nëse është e nevojshme do të reagojmë edhe në shumën e subvencioneve në mënyrë që të motivojmë fermerët të përfshihen sa më shumë në prodhimin me kontratë.

Gjithashtu, në programin e zhvillimit rural për herë të parë do tëinko rporohet Masa 125 – Bashkëpunimi për zhvillimin e proceseve, teknologjive dhe produkteve të reja në sektorin e bujqësisë dhe në sektorin e ushqimit (projekte të integruara). Masa synon të përmirësojë marrëdhëniet midis fermerëve dhe përpunuesve , ngritjen e nivelit të inovacionit në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, përmirësimin e marketingut dhe rritjen e shitjeve të produkteve bujqësore dhe përmirësimin e perceptimit të konsumatorit për produkte ushqimore vendase me cilësi të lartë. Masa parashikon ndihmë deri në 80% të aktiviteteve dhe investimeve ose një shumë maksimale deri në 120,000 euro. Kjo masë është planifikuar të krijojë besim midis prodhuesve dhe blerësve për të gjetur së bashku zgjidhje kreative, ku edhe shteti do të inkuadrohet me ndihma të ndryshme.

Agrotim: Prodhimin organik vite me radhë, ne si shtet, jemi përpjekur që ta vendosim  në një nivel më të lartë, por përqindja e ulët e zonave për prodhim organik nuk na ka lejuar një gjë të tillë. Çfarë planifikoni për këtë temë, a keni një strategji, apo një plan se si të zhvillohen më shumë? Ne e dimë që prodhimi organik është trend në BE dhe në botë, kurse pandemia ka treguar se edhe qytetarët në vendin tonë po tregojnë interes për produktet bujqësore organike.

Hoxha: Përveç asaj deklarative, është me vend të ketë edhe angazhim konkret. Planifikojmë që të risim vetëdijen për të shfrytëzuar potencialin e nënqiellit tonë, të risim interesin e fermerëve për këtë prodhim, të shfrytëzojnë subvencione 100% më të larta se sa për prodhimim konvencional. Poashtu ne kemi në plan të informojmë, motivojmë dhe drejtojmë fermerët drejt këtij prodhimi, qoftë ai përmes prodhimtarisë kontraktuese me përpunuesit e pemëve dhe perimeve, apo në bashkëpunim me grumbulluesit dhe tregtarët. Të harmonizojmë ligjin me BE dhe të analizohen të gjitha pengesat e këtij prodhimi. Poashtu planifikojmë që të rrisim edhe përqindjen e sipërfaqeve për prodhim organik, prodhim ky që ka një plasman të sigurtë dhe çmime më të larta.

Agrotim: Pandemia e shkaktuar nga Covid 19 tregoi avantazhin tonë tjetër, ky avantazh është mundësia e ofruara nga zhvillimin e zonave rurale. Cilat janë planet e MBPEU-së, a do të angazhoheni në aktivitete më të mëdha për zhvillimin dhe kujdesin e fshatrave?

Hoxha: Zhvillimi rural është përparësia jonë, perspektiva jonë. Fatkeqësisht, në vitet e kaluara u neglizhua padrejtësisht, fshati nuk ishte i respektuar dhe i vlerësuar mjaftueshëm, ndërkaq turizmi (rural) i fshatit dhe ai  i fermës ishte privilegj i një numri të vogël të turistëve vendas, kurse dhe më shumë për turistët e huaj që dinin saktësisht se çfarë është bukuria dhe thjeshtësia e jetës . Pandemia duket se hapi Portën Rurale, kështu që vitin e kaluar të gjithë pamë se çfarë bukurish, përparësish dhe mundësish ka vendi ynë. Ai impuls duhet të shfrytëzohet,  duhet të krijohen kushte më të mira për jetesë në fshatra, të ndërtohn rrugë, ambulanca, dyqane … duhet të krijohen dhe plotësohen të gjitha kushtet themelore, e atëherë njerëzit do të duan të shkojnë dhe të jetojnë nëpër fshatra. Këtu, si shtet, duhet të përqendrohemi më shumë. Ka fonde në disa ministri, agjenci, ka IPARD dhe fonde të tjera të BE-së që duhet të shfrytëzohen në maksimum dhe të drejtohen drejt zhvillimit më të madh rural dhe në agroturizëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close