
“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit.”
Kështu shprehet në një intervistë në Ditarin e Kosovës në A2 CNN kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj.
“Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës,” thekson Limaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme ai nuk i sheh si alternativë; madje këtë ide e quan “një shaka që është bërë te presidentja.”



