LajmeRajon

Bekim Hoxha transferohet përkohësisht nga AUV në Agjencinë Pyjore të Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, transferimi do të zgjasë një muaj dhe është bërë në interes të institucionit, me qëllim të sigurimit të funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Vendimi për transferimin e Hoxhës është nxjerrë nga ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja.

Njoftimi:

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se z. Bekim Hoxha është transferuar përkohësisht për një periudhë njëmujore nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Transferimi është bërë në interes të institucionit dhe për sigurimin e funksionimit të rregullt institucional të Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Vendimi është nxjerrë nga Ministri në detyrë i MBPZhR-së, Armend Muja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close