LajmeMaqedoni

Sjellja e Boris Georgievski ndaj shqiptarëve, si në kohët më të errëta të regjimit të Gruevskit !

Kryetari i komunës Gazi Babë, Borçe, kurse nga kjo sjellje e tij po pësojnë fëmijët nga Bërnjarca. Problemi daton tani e disa vite me radhë, kurse Georgievski as nuk don të dëgjojë për të gjetur zgjidhje që fëmijët shqiptarë të mësojnë në shkollën e fshatit të tyre, e jo të bëjnë rrugë disa herë më të gjatë, siç po bëjnë tani.

Nëse pritnim se Georgievski do t’i vendosë pikë këtij problem tani para zgjedhjeve, kjo për fat të keq nuk po ndodh. Prindët ankohen dhe e drejtojnë gishtin qartë kah kryetari i komunës për moszgjidhjen e problemit me të cilin po përballen.

 

Sjellje majft e çuditshëm 9klkk

Sikur nuk e din Georgievski se fati i tij politik, respektivisht zgjedhja se moszgjedhja për një mandate të ri si kryetar komune, varet drejtpërdrejtë nga vota shqiptare. Nëse Georgievski nuk e ka këtë të qartë, atëherë duhet të ja sqarojë dikush te partia e tij. Sepse të sillesh me nxënës si në kohën e apartheidit në Afrikën e Jugut, don të thotë se me automatizëm refuzon votat shqiptare.

A është vetë prind Borçe Georgievski?

Si do të ndi0hej nëse dikush ia pamundëson fëmiut të tij të mësojë në shkollën më të afërt, vetëm e vetëm pse kërkon të mësojë në gjuhën e tij amtare. Pse nuk e vendos vetëm dy minuta Georgievski veten në pozitën e atyre prindërve, fëmijët e të cilëve duhet të bëjnë me kilometra rrugë çdo ditë, për të fituar diturinë?

E sikur të ishte vetëm problemi me fëmijët shqiptarë të Bërnjarcës, hallall. Po ku mbetet Idrizova? Ku është shkolla shumë e premtuar shqipe para zgjedhjeve? Universitet po të ishte premtuar me qëllim të sinqertë, do të ishte ndërtuar, e jo më një shkollë fillore!

Ku mbeti ujësjellësi në fshatin Straçincë?

A duhet banorët e këtij fshati të jenë të lumtur që e kanë Borçen kryetar dhe nuk kanë nevojë për “të mira tjera”? Si ia mer mendja kryetarit të komunës

Në fund e kam patjetër të dal në një pikë ku më së paku dua të dal, por është e pashmangshme. Athua rastësisht, apo qëllimisht, janë shqiptarë këto vendbanime që kanë probleme me punën e kryetarit të Gazi Babës, Borçe Georgievski? Të ishte një rast do tëmund të flitej për rastësi. Mirëpo meqë bëhet fjalë për më tepër raste, atëherë duket si tendencë ndaj shqiptarëve të Gazi Babës, që me 90 për qind e më tepër e votuan Georgievskin në vitin 2017. Në vend të falënderimit për ato vota, për fat të keq po sillet sikur t’i kenë ngecur akrepat e orës para 10 viteve në kohën e Gruevskit. Sikur ende është përgjumshëm dhe nuk e ka vërejtur se regjimin e Gruevskit është rrëzuar edhe atë me meritë të madhe të shqiptarëve. Apo mendon se shqiparët e kanë obligim ta votojnë atë me çdo kusht? E ka gabim, sepse vota e shqiptarëve të Gazi Babës duhet të meritohet. E nëse Georgievski nuk i meritoi gjatë mandatit të tij votat shqiptare, ata nuk kanë obligim t’ia japin

Related Articles

Back to top button
Close
Close