BotaLajme

Singapori miraton vaksinën Pfizer-BioNTech

Singapori i është shtuar listës së vendeve që kanë aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, i cili është shprehur se dërgesa e parë e vaksinave do të mbërrijë në fund të muajit.

Kryeministri i Singaporit po ashtu bëri me dije se të parët që do vaksinohen janë personat me rrezik më të lartë nga pandemia, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit.

“Ne gjithashtu presim që vaksinat e tjera të arrijnë në Singapor në muajt e ardhshëm dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ne do të kemi vaksina për të gjithë deri në tremujorin e tretë të 2021”, tha Lee.  Ai gjithashtu theksoi se vaksina do të jetë falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme.

Vaksina e Pfizer-BioNTech është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite dhe Meksikë./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close