LajmeMaqedoniTopLajm

Siljanovska me retorikën e Putinit, agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak”

Siljanovska me retorikën e Putinit, agresionin në Ukrainë e quan “operacion ushtarak”

Aleanca për Shqiptarët e vlerëson si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova e cila agresionin rus në Ukrainë e ka cilësuar si “operacion ushtarak”. Kjo është hera e parë që një shtet anëtar i NATO-s, përdor retorikën zyrtare të Putinit dhe propagandën e Kremlinit zyrtar për një konflikt të paprovokuar që ka shkaktuar mijëra civil të pafajshëm. Përdorimi i shprehjeve të këtilla cënon pozicionin ndërkombëtar dhe aspiratat euro-integruese, ndërsa konfirmon edhe një herë mentalitetin dhe orientimin pro rus të Qeverisë aktuale.

Në vend që të reshtohet me vendet perëndimore dhe të respektojë obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO, presidentja e vendit ndjek rrugën e aleatëve të Rusisë, si Sërbia dhe vendet e tjera anti NATO.

Për këtë skandal presim distancim të qartë nga drejtuesit e Qeverisë si dhe kërkim falje dhe korigjim nga vetë presidentja.

– Aleanca për Shqiptarët –

Related Articles

Back to top button
Close
Close