LajmeShendeti

Si ndikon ushqimi në ankth? Ja çfarë thotë dietologia amerikane

Çdo ditë njeriu merr rreth 300 vendime që lidhen me ushqimin, dhe sipas ekspertëve, këto zgjedhje mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik.

Dietologia amerikane Ali Miller, në librin e saj më të ri “Dieta anti-ankth”, thekson se ushqimi mund të ketë rol në “kiminë e trurit” dhe si rrjedhon të ndikojë në humor, emocione dhe nivelin e ankthit.

Sipas saj, ushqimet që konsumojmë mund të kenë efekt pozitiv ose negativ në funksionimin e trurit, ndërsa në periudha stresi shpesh rritet dëshira për ëmbëlsira, të cilat ndikojnë në çlirimin e dopaminës dhe krijojnë ndjesi të përkohshme qetësie.

Ajo shton se ankthi shpesh lidhet edhe me zakonet ushqimore dhe shëndetin e zorrëve, të cilat duhen mbrojtur nga konsumimi i tepërt i sheqerit të rafinuar, karbohidrateve të përpunuara dhe yndyrnave të pashëndetshme.

Ndër ushqimet që sipas saj ndihmojnë në uljen e ankthit përmenden supa me lëng kockash, specat, frutat e pyllit, portokallet, si dhe perimet e pasura me antioksidantë si brokoli, lulelakra dhe sallatat jeshile.

Dietologia rekomandon gjithashtu përdorimin e bimëve aromatike dhe erëzave në ushqim, si një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar gjendjen emocionale dhe mirëqenien e përgjithshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close