Kuriozitete

Si mund ta rregulloni lidhjen tuaj për 1 minutë?

Ekspertët thonë se 1 minutë mjafton nëse dini ta përdorni me zgjuarësi. Sipas tyre në raste të tilla, duhet të nxirrni në pah elementët më të bukur të një lidhjeje që janë: romanca, dashuria, gëzimi, shakatë, besimi, shoqëria dhe intimiteti. Ç’mund të bëni ju?

1.

Çoji një mesazh të tipit “po mendoj për ty”.

2.

Bëji një kompliment të sinqertë.

3.

Jepi një përqafim nga hiçi, ashtu në kulm të nervave.

4.

Laj enët për të!

5.

Shkruaj “Të dua” në pasqyrë.

6.

Publiko diçka të paparë të tyre në rrjete sociale.

7.

Surprizoje duke i blerë një ëmbëlsirë kur jeni në market.

8.

Kur ai/ajo vjen nga puna, vendos në sfond këngën e preferuar.

9.

Pyeti nëse kanë dëshirë për të provuar diçka të re në shtrat.

10.

Dërgoji një meme të lezetshme, që përshtatet me humorin e tij.

11.

Pyete çfarë do ai/ajo të bëjnë këtë fundjavë.

12.

Vendos një nga dhuratat e tij/saj.

13.

Thuaj një kujtim të bukur nga lidhja juaj, që ti e mendon ende.

14.

Ftoje për një gotë verë!
16.

Falenderoje për gjestin e bukur që bëri së fundmi.

17.

Tërhiqi vëmendjen vetëm për t’i thënë që e do.

Ndërkohë që lidhja vazhdon normalisht, është e thjeshtë për secilin ta marrë të mirëqenë personin tjetër. Prandaj, gjestet e vogla të bëra në mënyra të ndryshme, mund të ndryshojnë shumë brenda 1 minute.

Related Articles

Back to top button
Close
Close