
Ka frikë se dhjetëra njerëz kanë vdekur nga shtypja në një turmë në festivalin “Kumbh Mela” në Indi, kanë thënë zyrtarët lokalë në vendin e ngjarjes, pasi shumë njerëz shkuan për t’u larë në njërin nga vendet më të shenjta për hindusët.
Njerëzit u shtypën në orët e hershme të së mërkurës, pasi dhjetëra miliona u grumbulluan për t’u zhytur në ujin ku bashkohen lumenjtë Gang dhe Yamuna.
Sipas rrëfimeve të pjesëmarrësve, njëra nga shtypjet më të rënda ndodhi, pasi një grumbull njerëzish u lëshuan në lumë për t’u larë, përderisa të tjerët ishin duke fjetur në dysheme përreth bregut të lumit që ishte mbushur me njerëz.
Përderisa turma u shtua në shumë drejtime, njerëzit filluan që të përpiqeshin t’i hapnin rrugë vetes dhe shumë prej tyre nisën të rrëzoheshin në dysheme, duke i kaluar pengesat e duke e shkelur njëri-tjetrin. Raportohet se një shtypje tjetër ndodhi afër njërës prej hyrjeve.
Sidoqoftë, televizioni BBC raporton për të paktën 12 të vdekur.



