Sport

Shqipëria e nis me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, mundi Bjellorusinë

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke fituar transfertën me Bjellorusinë me rezultatin 0:2.

Kombëtarja ‘Kuqezi’, e drejtuar nga Edi Reja, nuk pati telashe të mëdha, duke administruar lojën në mënyrën më të mirë.

Goli i parë i këtij takimi erdhi nga Sokol Cikalleshi, i cili në minutën e 23’ shënoi një super gol me të majtën e tij.

Shqipëria mbajti mirë epërsinë dhe në pjesën e dytë arriti të shënonte edhe me Keidi Bare, në minutën e 79’, për të vulosur fatin e takimit.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e tri pikëve, kurse Bjellorusia mbetet pa pikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close