
Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimi, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Në një mesazh ngushëllimi, ajo, në emër të Rexhep Selimit dhe familjes Selimi, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të Sahit Jasharit, fëmijëve, bashkëshortes, vëllezërve dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Në emër të Rexhës dhe të familjes Selimi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së Sahit Jasharit, fëmijëve, bashkëshortes, vëllezërve të tij dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. Sa herë që të kujtohet lufta e UÇK-së, sa herë që të kujtohen Prekazi dhe Adem Jashari, do të kujtohet edhe emri i Sahit Jasharit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty, Sahit Jashari!”, ka shkruar Mehmeti – Selimi në “Facebook”.



