LajmeSport
Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj propozimit të FIFA-s për shitjen e aksioneve në kompeticionet e saj te investitorët privatë, duke u rreshtuar në krah të UEFA-s dhe Concacaf. Në një deklaratë të publikuar të premten, AFC theksoi se plani i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, nuk mund të arrijë “konsensusin e gjerë dhe unitetin e nevojshëm” për t’u zbatuar. “Botërori i FIFA-s është kulmi i futbollit global dhe fuqia e tij buron nga pjesëmarrja e të gjitha konfederatave dhe kombeve kryesore të futbollit në botë”, thuhet në deklaratën e AFC-së. Konfederata aziatike shtoi se çdo propozim që rrezikon të dëmtojë unitetin dhe karakterin universal të këtij kompeticioni duhet të rishikohet. Kundërshtimi i AFC-së e bën më të vështirë miratimin e planit të FIFA-s, nëse ai do t’u nënshtrohet votimit nga anëtarët e organizatës.

Ayyoub Bouaddi mund të jetë transferimi i radhës i Manchester Cityt. Mesfushori maroken, sipas raportimeve të disa mediave, ka arritur një marrëveshje personale me klubin anglez për një kontratë që do ta mbajë në “Etihad” deri në vitin 2031.
Megjithatë, ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare mes Manchester Cityt dhe Lille për vlerën e transferimit. Dy klubet raportohet se janë në negociata për të përcaktuar shumën totale të operacionit.
Bouaddi, i konsideruar një nga talentet më premtues të futbollit francez, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane falë paraqitjeve të tij me Lille.



