LajmeMaqedoniTopLajm

Mickoski për kthimin e pasaportës së Markovskit: Ka manipulim të rëndë nga një prokuror, rasti nuk do të përfundojë me kaq

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka reaguar pas vendimit për kthimin e pasaportës së të akuzuarit për keqpërdorime, Borçe Markovski, duke deklaruar se bëhet fjalë për një manipulim të rëndë nga një prokuror publik, të cilin e cilësoi si bashkëpjesëmarrës në këtë proces.

“Besoj se këtu kemi të bëjmë me një manipulim të rëndë nga një prokuror lokal në Prokurorinë e Lartë Publike, i cili është bashkëpjesëmarrës në këtë proces dhe kjo nuk do të përfundojë me kaq. Nëse doja të përmendja emër e mbiemër, do ta bëja, por nuk dua të spekuloj. Do të zhvillohet hetim për këtë proces, sepse nga Prokuroria Themelore Publike kemi një raport ndryshe nga ai që është paraqitur si procesverbal nga Prokuroria e Lartë Publike në Manastir. Ky rast nuk do të mbyllet kështu”, deklaroi Mickoski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close