
Një defekt i madh ka përfshirë rrjetin e ujësjellësit në një pjesë të madhe të Shkupit, shkruan Top24
Si pasojë e shpërthimit të gypit F600, është ndaluar furnizimi me ujë dhe komunat si Vllae dhe Gjorçe Petrov kanë mbetur pa ujë.
Rrjedhja ujit tashmë ka ndaluar pas intervenimit të ekipeve të “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, por furnizimi me ujë do të marrë kohë, si pasojë e sasisë së madhe të ujit të derdhur pas defektit.




