
Ky filmim tregon momentin kur në njërin nga dy motorët e avionit Boing 737 ndodh një shpërthim vetëm pak minuta para uljes tragjike në aeroportin e Muanit në Korenë e Jugut.
Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga hyrja e një shpendi, që dëmtoi motorin dhe ndikoi në incidentin e rëndë ku humbën jetën 179 persona nga 181 që ndodheshin në bord, mëngjesin e të Dielës.
Ndërsa në këtë foto shfaqen mesazhet e shkëmbyera nga një pasagjer me familjarët e tij, ku ai tregon se avioni nuk mund të ulej pasi një shpend goditi njërin nga krahët. Shkrimi i fundit ishte pyetja “nëse mund të linte një mesazh të fundit”.
Mundësisë që tragjedia të jetë shkaktuar nga goditja e një grumbulli shpendësh i qëndrojnë edhe autoritetet koreano-jugore dhe drejtuesit e kompanisë Jeju Air nga hetimet e kryera deri më tani.
Dëmet e shkaktuara nga goditjet nga zogjtë ia bënë të pamundur avionit koreano-jugor hapjen e rrotave gjatë uljes, duke sjellë rrëshqitjen në pistë dhe përplasjen fatale me murin.
https://twitter.com/i/status/1873183474968084546
Këtë të Hënën, autoritetet koreano-jugore urdhëruan ndalimin dhe inspektimin e të gjithë avionëve Boing në vend, 101 në total pasi një tjetër mjet fluturues i modelit 737 shfaqi probleme me hapjen e rrotave.



