LajmeRajon

Shkodra: Gërvalla me letrën e dërguar në KiE i dha goditjen e fundit draftit të propozuar nga BE-ja

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, thotë se letrën që e dërgoi Qeveria e Kosovës në KiE ka krijuar një konfuzion total për pozicionin e Kosovës sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Shkodra thotë se për faktin që brenda letrës është një propozim për Asociacionin që do të shkruhet nga vetë Qeveria e Kosovës, atëherë në këtë rast Kosova merr pozicionim duke e hedhur poshtë draftin e propozuar nga BE.

“Letra e ministres së Jashtme ka krijuar një konfuzion total edhe të pozicionit të Kosovës edhe në relacion me vetë dialogun që është që sa vite. Fakti që është dërguar një letër me propozim që do të ketë një draft statut për Asociacionin nga vetë Qeveria, definitivisht Qeveria merr pozicionim … nëse kjo letër është në përputhje me të gjitha kabinetet qeveritare përfshirë edhe presidencën, d.m.th institucionet e vendit e hedhin poshtë draftin e propozuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Sipas Shkodrës, ministrja e Punëve të Jashtme me të dërguar letrën në KiE i ka dhënë goditjen e fundit draftit të propozuar nga BE-ja.

“Gërvalla që është përgjegjëse edhe për raportet dhe relacionet me Bashkimin Evropian definitivisht i ka dhënë goditjen e fundit draftit të cilin e ka propozuar BE-ja. Kjo është një kundërpërgjigje e institucioneve të Kosovës ndaj veprimeve që kanë marrë ata për të mos lejuar Kosovën që të mos futet në agjendë të Këshillit të Ministrave”, tha ai.

Lidhur me këtë letër, Bashkimi Evropian ka thënë se e ka “të pamundur” ta vlerësojë tani për tani një propozim të Qeverisë së Kosovës për ta përpiluar dhe dërguar në Kushtetuese një draft-statut të vetin për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk është në dijeni për përmbajtjen e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close