Didier Deschamps ka thënë se N’Golo Kante ka dëshmuar aftësinë e tij për të qëndruar i shëndetshëm në Superligën e Arabisë, dhe kjo është aryseja që fshihet prapa ftesës së tij tek Franca.
33-vjeçari është bërë pjesë e listës prej 33 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjermani për Euro 2024, pasi ndeshja e fundit e tij për Francën daton në qershor të 2022.
Kante mungoi në Botërorin e vitit 2022 në Katar për shkak të lëndimit dhe deri më tani numëron 53 paraqitje për Francën që prej debutimit në 2016.
Se a do të luajë ndonjë rol të rëndësishëm Kantë nën urdhrat e Deschamps në Evropian mbetet të shihet. Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga kanë shkëlqyer tek Real Madridi këtë sezon, ndërsa Deschamps ka ftuar po ashtu edhe Adrien Rabiot, Youssouf Fofana dhe Warren Zaire-Emery.
Por Kante ka arritur që të gjejë përsëri formën optimale fizike që prej se iu bashkua Al Ittihad nga Chelsea verën e kaluar, duke bërë 28 paraqitje në elitën e futbollit arab këtë sezon.
“N’Golo Kante po vinte pas sezonit 2022/2023 ku nuk kishte luajtur shumë. Ai kishte pasur një sezon të plotë, jo në një ligë evropiane por ai i ka rikthyer aftësitë fizike. Nga eksperienca e tij, unë jam i bindur që kombëtarja e Francës do të jetë më e mirë me të”.
“Ai i ka rikthyer aftësitë e tij fizike dhe ne mund të diskutojmë lidhur me intensitetin në Arabinë Saudite, por ai ka luajtur mbi 4.000 mijë minuta gjatë këtij sezoni, që do të thotë më shumë se 40 ndeshje”.