LajmeSport

Shkëndija në Antali, shtyhet kontrolluesja me Zorya Luhanks

Shkëndija e Tetovës është akomoduar në Antalia të Turqisë aty ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve. Vonimi i fluturimit nga Shkupi drejt Turqisë ka bërë që skuadra kuqezi të mos arrijë sipas planifikimit në bazën dy javore, e si pasojë është imponuar intervenimi në planprogram. Në këtë mënyrë ndeshja e parë testuese me Zorya Luhanks nga Ukraina e paraparë për tu luajtur sot është shtyrë për 24 orë dhe do të luhet të martën, ndërsa sot kuqezinjtë në vend të ndeshjes zhvilluan seancë stërvitore. Problem i papritur është edhe vendimi i fundit i Republikës së Turqisë për nevojën e karantinës dy javore për shtetasit e Brazilit, kështu që nuk i është lejuar udhëtimi përforcimit të fundit Igor Vanderson Da Sillvas. Pjesa e mbetur e orarit të Shkëndijës nuk ka ndryshime për momentin, ndërsa në pritje të terminit të ri për testin me Zorya-n, në program mbesin edhe tre ndeshjet tjera me Desna Çernihiv, Kajsar dhe Dinamo Kiev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close