LajmeSport

SHKËNDIJA BARAZON ME TIKVESHIN

Me barazim 1:1 është mbyllur takimi në mes Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit i vlefshëm për xhiron e 12-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 43-të, kur kuqezinjtë zhvillojnë një aksion model të cilin me gol e finalizon Ramadani për epërsi 1:0. Në minutën e 82-të gabon mbrojtja e Shkëndijës, ndërsa këtë gjë më së miri e shfrytëzon Mirkoviq i cili barazon shifrat në 1:1. Në ndeshjet tjera Rabotniçki mundi Borecin me rezultatin 1:0, Makedonija Gjorçe Petrovi triumfoi ndaj Pelisterit me shifrat 2:0, ndërsa me barazim pa gola përfunduan takimet Skopje – Renova dhe Struga Trim Lum – Akademia Pandevi. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close