MaqedoniTopLajm

KSHZ: Votimi po kalon pa probleme

Sot një ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, të drejtën e votës mund ta realizojnë gjithsej 7.645 votues. Në kushte shtëpiake votojnë edhe 5.588 të sëmurë dhe të pafuqishëm ose persona në paraburgim shtëpiak, paraqitjet e të cilëve janë pranuar nga komisionet zgjedhore komunale, si edhe 376 persona me Kovid-19 ose në izolim.

Votim po zhvillohet edhe në burgje. Në gjithsej 14 institucionet ndëshkuese-korrektuese të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.409 votues.

ADMIR SHABANI, ZËDHËNËS I KSHZ-SË
“Të gjithë vendvotimet në shtëpitë përmirësuese-ndëshkuese janë të hapura në ora 07:00 të mëngjesit, dhe votimi në këto vendvotime do të zgjasë deri në ora 19:00. Deri në këto momente, votimet shkojnë pa pengesa”

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se presin që problemet me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve që u hasën në rrethin e parë të zgjedhjeve, të tejkalohen ditën e nesërme. Për këtë qëllim kanë organizuar edhe trajnime shtesë për këshillat zgjedhorë.

LJUBKA GUGUÇEVSKA, ZËDHËNËSE E KSHZ-SË
“Ajo që u konfirmua si vështirësi, përdorimi i aparateve për identifikim biometrik, ne si KSHZ e kemi trajtuar në disa mënyra. Para se gjithash kishte edhe një valë trajnimesh për kryetarët dhe zv/kryetarët e këshillave zgjedhorë që përdorin pajisjet, që tu shpjegojmë edhe një herë procedurat. Presim që këto probleme të tejkalohen”.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka akredituar 1 598 vëzhgues, prej të cilëve 1 220 vendor dhe 368 të huaj, si dhe 10 gazetarë të huaj për mbikqyrjen e procesit zgjedhor ditën e nesërme. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close