LajmeMaqedoniTopLajm

Shkencëtarët e Oksfordit zbulojnë një të dhënë të rëndësishme për pacientët me kovid, pas shërimit!

Rreth një vit pas shfaqjes së pandemisë, studiuesit vijojnë kërkimet për të mësuar më shumë nga ky virus që ka gjunjëzuar botën. Së fundmi, një studim nga Universiteti i Oksfordit, tregon se mushkëritë dëmtohen së tepërmi nga infeksioni.

Në studimin e 10 pacientëve në Universitetin e Oksfordit u përdor një teknikë e re skanimi, për të identifikuar dëmtimet që nuk kuptoheshin nga skaneri.

U përdor një lloj lëngu i quajtur Xenon gjatë skanimeve MRI, për të krijuar imazhe të dëmtimit të mushkërive. Ekspertët thanë se një test që mund të zbulojë dëmtime afatgjata do të bënte një ndryshim të madh për pacientët me Covid.

Përmes teknikës Xenon pacientët thithin një lëng gjatë një skanimi të rezonancës magnetike (MRI).

Prof Fergus Gleeson, i cili udhëhoqi studimin, testoi këtë teknikë të skanimit në 10 pacientë të moshës midis 19 dhe 69 vjeç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close