
21 maji do të mbahet mend gjatë nga banorët e komunës së Likovës pasi dje u përballën me shi të rrëmbyeshëm dhe sasi të madhe të breshërit. Pjesët malore u zbardhën sikur të kishte rënë borë
Nga shiu i rrëmbyeshëm, e pakalueshme u bë edhe rruga Vaksincë – Sllupçan, tek lumi i Gorobincës.
Banorët e fshatërave të Likovës gjithashtu pësuan dëmtime të shumta të çative dhe veturave. Breshëri dëmtoi edhe panelët solar.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë deri te qytetarët e Kumanovës që uji që vjen nga ujësjellësi i Kumanovës, të mos e konsumojnë për pije. Përshkak shiut të madh dhe breshërit, është shkaktuar rritje të nivelit të lumit të Likovës, që ndikon në sistemin për furnizim, në stacionin e filtrimit të Ujësjellësit në Kumanovë.
Dëmtime të veturave dhe çative pati edhe nga breshëri i rrëmbyeshëm në fshatin Bllacë. Edhe atje, të thyera mbetën shumë xhama të veturave.
Mot jo stabil është paralajmëruar edhe gjatë ditës së sotme. Në Shkup është paralajmëruar shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, por e njejta është paralajmëruar edhe në pjesën lindore të vendit.



