LajmeMaqedoniTopLajm

Shilegov: Qytetarët shprehën revoltë, por pres dalje të madhe në raundin e dytë

Qytetarët në raundin e parë shprehën zhgënjim dhe mllef, por presim dalje më të madhe në raundin e dytë, është shprehur kryetari aktual i Shkupit dhe kandidat për mandat tjetër, Petre Shilegov, në emisionin “Rruga Drejt“ në Alsat.

“Qytetarët në raundin e parë shprehën njëfarë zhgënjimi apo zemërimi dhe këtë na e thanë seriozisht neve, njerëzve që jemi në politikë. Mendoj se pikërisht për shkak të shprehjes së atij mllefi, sepse zgjedhja është më e thjeshtë, njerëzit do të dalin për të mbrojtur atë që po flisnim, e kjo është vazhdimësia për zhvillimin e Shkupit si qytet modern dhe evropian“, ka deklaruar Shilegov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close