LajmeMaqedoniTopLajm

Shilegov paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Humanizim të zonës në Shkup me fshirjen e unazës jugore dhe dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë jashtë Shkupit, paralajmëroi kandidati aktual i LSDM-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Në planin e përgjithshëm urbanistik që do të miratohet në vitin 2022, në Shkup nuk do të ketë asnjë shenjë për ndërtimin e industrisë së rëndë. Pra, perspektiva e industrisë së rëndë, në 10 vitet e ardhshme, këtu e kam fjalën në radhë të parë për kompleksin e Hekuranës dhe Çimentores, do të duhet të largohet. Është një humanizim i hapësirës”, ​​tha Shilegov në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin

Kanal 5

Ai theksoi se do të ishte një operacion kompleks.

“Hekurana dhe Çimentorja, për shembull, do të duhet të largohen dhe kjo është diskutuar me menaxhmentin e tyre. Do të jetë një operacion kompleks, një proces serioz për zhvendosjen e këtyre objekteve, por qyteti duhet të humanizohet”, theksoi Shilegov.

Related Articles

Back to top button
Close
Close