LajmeMaqedoni

Bastisje në Shkup: Arrestohen babë e bir

Bastisje në Shkup: Arrestohen babë e bir, sekuestrohen pesë kilogramë marihuanë

Policia ka arrestuar dy persona gjatë një bastisjeje të realizuar sot, më 24 korrik 2026, në një shtëpi dhe hapësira ndihmëse në Shkup.

Aksioni është ndërmarrë nga nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar dhe Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Gjatë kontrollit në pronën e S.L. (51) janë gjetur dhe sekuestruar rreth pesë kilogramë marihuanë, si dhe një peshore digjitale me mbetje të lëndës narkotike.

Nga liria janë privuar S.L. dhe djali i tij B.L. (19).

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal, ndërsa procedura do të zhvillohet në mënyrë urgjente.

Related Articles

Back to top button
Close
Close