LajmeMaqedoniTopLajm

76% e të infektuarve të rinj, të pa vaksinuar

Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në takimin e radhës së Komisionit për Sëmundje Infektive, do të diskutohet që të bëhet e obligueshme imunizimi me dy doza të vaksinës anti-covid. Kohët e fundit, në vend, ka rënë dukshëm interesimi për vaksinim, kurse në rritje është imunizimi me dozën e tretë, pas vendimit që qytetarët që kanë marrë doza të “Sinovac” dhe “Sinofarm” pas tre muajve të marrin dozën e tretë të prodhuesit “Pfizer”.

Gjatë publikimit të një analize nga autoritetet e shëndetësisë në Shkup, nga 26 viktimat nga COVID-19 që kishin ndërruar jetë brenda një jave, 17 prej tyre kishin marrë doza të prodhuesit “Sinovac”. MSH-ja thotë se pacientët e vaksinuar që kanë ndërruar jetë kanë pasur më sëmundje të kombinuara kronika.

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se gjatë periudhës nga 06 Gushti deri më 21 Tetor, 42.945 persona kanë rezultuar pozitiv nga testimet për COVID-19. Prej tyre, 74% nuk kanë qenë të vaksinuar.

Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë 1.506 qytetarë, prej tyre 83% ose 1.246 nuk kanë qenë të vaksinuar.

Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi I pandemisë, janë shënuar 7.012 viktima.

Për momentin në covid-spitalet e vendit trajtohen 574 pacientë, prej tyre 377 janë me oksigjeno-terapi./KlanMacedonia/

Related Articles

Back to top button
Close
Close