LajmeMaqedoniTopLajm

Shekerinska paralajmëron sigurimin e shumicës parlamentare, thotë se po zhvillohen bisedime

Qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, ata duan të numërojnë ligje kualitative, reforma kualitative dhe rezultate, kështu e komentoi sot fillimisht gjendjen në Kuvend, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Shekerinska tha se me dështimin e votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është penguar ndërprerja e procesit të eurointegrimeve, ndërkaq thekson se janë në bisedime për të siguruar shumicë parlamentare.

“Qytetarët e pritën këtë me lehtësim, tani presin prej nesh që ta konfirmojmë edhe me sigurimin e shumicës parlamentare, që do të garantojë Kuvend funksional dhe rrjedhje normale të procesit të reformave. Po zhvillohen bisedime, pres që kjo të përfundojë shpejt dhe me sukses, sepse na pret punë”, tha mes tjerash Shekerinska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close