LajmeRajonTopLajm

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi nisur për në Rashkë, situata është komplekse

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të dielën e 25 dhjetorit ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq dhe udhëheqësit e ushtrisë serbe.

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.

“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së dielës është raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, konkretisht se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Nga KFOR-i kanë konfirmuar se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close