LajmeRajon

Sali Berisha: Putini i vogël po luan me paqen në Veriun e Kosovës, prapa të cilit qëndron Putini i madh

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka kritikuar edhe njëherë presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të cilin e ka akuzuar se po luan me paqen në Veriun e Kosovës.

Berisha thotë se tani po behen dy javë që banda të armatosura serbe së bashku me mercenarë rus të famziut Wagner, mbajnë të bllokuara rrugë, në Veri të Kosovës.

Sipas tij, gjithçka që po ndodh është e orkestruar nga Beogradi, konkretisht nga serbomadhi Vuçiç, apo Putini i vogël, prapa të cilit qëndron pa mëdyshje Putini i madh.

Berisha gjithashtu ka mirëpritur qëndrimin e diplomatit gjerman, Ischinger, i cili e konsideroi problematike situatën e krijuar nga Beogradi në Veriun e Kosovës, duke i bërë thirrje BE-së të veprojë menjëherë.

Më poshtë gjeni postimin e plotë nga Sali Berisha:

Putini i vogël po luan me paqen në veriun e Kosovës! Me dhunë dhe barrikada nxitën dhunë dhe konflikte.

Miq, po behen dy javë që banda të armatosura serbe së bashku me mercenarë rus të famziut Wagner, mbajnë të bllokuara rrugë, në veri të Kosovës. Sulmojnë me granata mediat dhe policinë e Kosovës, madje dhe EULEKS-in, rrëmbejnë dhe terrorizojnë kalimtarë dhe qytetarë shqiptarë por edhe serbë. Gjithçka ndodh është e orkestruar nga Beogradi, konkretisht nga serbomadhi Vuçiç, apo Putini i vogël, prapa të cilit qëndron pa mëdyshje Putini i madh. Diplomati i mirënjohur gjerman, Ischinger e konsideron tejet problematike situatën e krijuar nga Beogradi në veriun e Kosovës dhe i bënë thirrje BE-së të veprojë menjëherë!

Related Articles

Back to top button
Close
Close