
Zëvendësministri i mbrojtjes Admir Shabani sot vizitoi qendrën e aviacionit të Armatës së Maqedonisë së Veriut për të shënuar Ditën e Wing-ut të Aviacionit, shkruan Top24
Shabani në postimin e tij theksoi se “Krenohem me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të jem mes pjesëtarëve të Wing-ut të Aviacionit, për të shënuar ditën e tyre.
Jam krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj – si në mbështetje të Armatës, ashtu edhe në shërbim të qytetarëve. Ju jeni një shembull i vërtetë i dashurisë për atdheun.
Do të vazhdojmë të investojmë në kapacitetet tuaja dhe në zhvillimin e mëtejshëm të aviacionit ushtarak.
Urime Dita e Wing-ut të Aviacionit!” ka shkruar Shabani.



