
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) po përgatit plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, të cilën presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar se ka “kaos të mjaftueshëm”.
Dy zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, në një deklaratë për NBC News thanë se Pentagoni po zhvillon plane për të tërhequr të gjitha trupat amerikane nga Siria.
Zyrtarët tërhoqën vëmendjen se presidenti Trump dhe zyrtarë të afërt me të kanë treguar kohët e fundit interes lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
Në këtë drejtim zyrtarët e Pentagonit thuhet se kanë filluar të bëjnë plane për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Siria brenda 30, 60 ose 90 ditëve.
Sipas lajmit, këshilltari i ri i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz e kaloi javën e kaluar në selinë e Komandës Qendrore të SHBA (CENTCOM) në Tampa, Florida.
Në kuadër të vizitës së tij në selinë qendrore, Waltz u takua me drejtues të lartë ushtarakë amerikanë dhe u informua mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.


