
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën X, ka njoftuar se, qytetarët e Kosovës nga 5 maji mund të udhëtojnë pa viza për në Izrael. Siç thotë Ziv, marrëveshja u ratifikua në javën kur shënohet vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve
“Gëzohem të njoftoj se Marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave. Që nga 5 maji 2025, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë”, ka shkruar ajo.


