BotaShendetiTopLajm

SHBA miraton vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Moderna

Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Moderna, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vaksina e Moderna-s është vaksina e dytë e cila miratohet nga FDA në SHBA pas vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Vaksina kundër COVID-19 e cila është njoftuar se është efektive 94.1 për qind, do të mund të përdoret tek personat e moshës 18 vjeç e më lartë.

Në SHBA është arritur marrëveshje për blerjen e 200 milionë dozave të vaksinës nga Moderna dhe se ditën e dielë do të fillojë shpërndarja e rreth 5.9 milionë dozave.

Presidenti amerikan Donald Trump, pas miratimit nga FDA, nga llogaria e tij në Twitter shkroi: “Urime, tashmë vaksina e Moderna-s është gati!”.

FDA më 11 dhjetor miratimin vaksinën kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Ndërkohë vaksina e Pfizer dhe BioNTech mund të përdoret tek njerëzit 16 vjeç e më lartë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close