BotaLajme

SHBA-ja po “shkatërron” rendin botëror, thotë ambasadori i Ukrainës në Britani

Shtetet e Bashkuara po e “shkatërrojnë” rendin aktual botëror, ka deklaruar të enjten më 06.03.2025 ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, duke paralajmëruar se shënjestra e radhës e Rusisë mund të jetë Europa.

Valerii Zaluzhnyi, i cili ishte shkarkuar vjet prej pozitës së shefit ushtarak të Ukrainës në një ndryshim të madh politikash para se të emërohej diplomat dhe që shihet si kandidat i mundshëm për president, ka shprehur shqetësimin e tij edhe kundër përpjekjes amerikane që t’i afrohet Rusisë.

Komentet – të pazakonshme për një ambasador në detyrë – vijnë në kohën kur Ukraina po mundohet të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas takimit shkatërrimtar në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trumpit.

Pas atyre këmbimeve të ashpra, SHBA-ja mori vendim për ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe pauzoi ndarjen e inteligjencës, duke ngjallur shqetësim në Kiev se administrata Trump po anon kah Rusia.

“Nuk është vetëm ‘aksi i së keqes’ dhe Rusia që po mundohen ta ribëjnë rendin botëror, por edhe SHBA më në fund po e shkatërron këtë rend”, ka deklaruar Zaluzhnyi, duke folur para një paneli të organizuara nga grupi i pavarur i mendimit “Chatham House” të enjten në Londër.

Zaluzhnyi ka thënë se qeveria amerikane ka vënë në dyshim unitetin e botës perëndimore, me nisjen e bisedimeve nga administrata e Trumpit me Rusinë, duke lënë anash Ukrainën dhe Europën.

“Tani Uashingtoni po mundohet t’i delegojë çështje sigurie Europës pa pjesëmarrje të SHBA-së”, ka thënë ai.

Ai ka vënë në dyshim edhe të ardhmen e aleancës ushtarake të NATO-s, duke deklaruar: “Ne mund të themi se në një të ardhme të afërt, ngjashëm mund të shuhet edhe NATO”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close