LajmeRajon

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 06.03.2025 ka shqyrtuar rekomandimin për hapjen e kutive me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

Besnik Buzhala nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rekomanduar që të hapen 177 kuti të votimit në mënyrë që të vlerësohet nëse ato janë të pavlefshme.

“Sekretariati i KQZ-së rekomandon që të urdhëroj hapjen e 177 kutive të votimit në mënyrë që të vlerësohen fletvotimet e pavlefshme në bazë të vendimit të PZAP-së, që lidhet me ankesën e LVV-së… Rekomandimi bëhet me qëllim që të vlerësohen 1631 fletëvotimet e pavlefshme në të gjitha kutitë e votimit.” – ka thënë Buzhala.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi ka thënë se kërkesa e bërë është hipotetike.

“Kam thenë që prej fillimit se procesi në diasporë është i kontaminuar. Jam për të respektuar vetëm vendimin e PZAP-së për fletvotimet konkrete që ka thënë me i validu. Dyshoj që ky vendim ka qëllim prolongimin e shpalljes së rezultateve. Kushdo që nuk pajtohet me rezultatet perfundimtare e ushtron të drejtën e ankesës në instancat e tjera. Kërkoj që kjo të mos mbeshtetët” – ka deklaruar Gashi.

Anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka thënë që vëzhguesit e kësaj partie nuk e kanë cënuar punën në QNR.

“Ka edhe fletëvotime të PDK-së, LDK-së e Aleancës që janë të këtij formati, por janë më pak. Janë modele të fletëvotimeve që edhe PZAP ka thënë që duhet të rinumërohen. Ligji i ri thotë që kur qëllimi i votuesit është i qartë, fletëvotimi është i vlefshëm. Është një nen tjetër që i tregon fletëvotimet e pavlefshme dhe asnjë vendim i PZAP-së nuk bjen në domenin e votave të pavlefshme” – deklaroi Krasniqi.

Ky propozim nuk u miratua në KQZ.

“Me 4 vota per dhe 3 abstenime refuzohet rekomandimi”- tha Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

“Vendimi i PZAP për 21 fletvotime është i zbatueshëm dhe ajo është cështje tjetër”- ka shtuar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close