BotaLajme

SHBA akuzon 17 iranianë për sulme kibernetike, në shënjestër universitete dhe kompani

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se 17 anëtarë të Institutit Mabna, me bazë në Iran, janë akuzuar për një fushatë të dyshuar kibernetike që kishte në shënjestër qindra universitete, kompani dhe agjenci qeveritare në SHBA dhe jashtë saj.

Prokurorët thanë se grupi vodhi më shumë se 31 terabajt të dhëna akademike dhe pronë intelektuale, pasi depërtoi në 144 universitete amerikane, 178 universitete të huaja, dhjetëra kompani dhe disa agjenci qeveritare amerikane.

Në një deklaratë, Departamenti amerikan i Drejtësisë pretendoi se shumë prej sulmeve kibernetike u kryen në emër të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), si dhe për klientë të tjerë nga qeveria dhe universitetet iraniane.

Nëntë nga 17 të pandehurit ishin akuzuar më parë në vitin 2018, ndërsa aktakuza e fundit shton edhe tetë të pandehur të tjerë

Related Articles

Back to top button
Close
Close