
Qytetarët nuk duhet të hapin mesazhe të rreme që dyshohet se janë dërguar nga “Safe City” dhe të mos ndajnë të dhëna personale, apeloi sot Ministria e Punëve të Brendshme.
MPB informon publikun se në periudhën e kaluar janë vërejtur sulme phishing që kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, emaileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale.
Nga MPB thonë se Mmesazhet e rreme dyshohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si një njoftim nga sistemi “Safe City” dhe përmbajnë një lidhje të rreme përmes së cilës qytetarët ridrejtohen për të bërë një pagesë për një shkelje të dyshuar të trafikut.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur përdorin internetin, të mos hapin lidhje dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale, siç janë numrat e kartave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara, të kontrollojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhe të dyshimta në institucionet kompetente ose bankën kompetente’’, theksojnë nga MPB
MPB shpjegon se çfarëë duhet të përmbajë teksti që vjen nga ky institucion e jo nga mesazhet e rreme
Njoftimet SMS për një shkelje të kryer duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”. Teksti duhet të përmbajë domosdoshmërisht targën e automjetit që ka kryer veprën penale, dhe një link të formatit të mëposhtëm https://safecountry.mvr.gov.mk…, thotë MPB
Sektori i Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme vazhdon me hetime aktive dhe marrjen e masave për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve të këtij lloji mashtrimi.



