LajmeMaqedoniTopLajm

Shaqiri fjala e SASHK-ut nuk zgjati as 24 orë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në FB, pas vendimit të SASHK-ut që të vazhdoj greva në arsim, përcjellë TOP24

Në postimin e tij Shaqiri shkruan se “në interes të nxënësve dhe të mbarëvajtjes së procesit arsimor, si dhe në interes të mësimdhënësve dhe avancimit të statusit të tyre material social, dje arritëm marrëveshje me SASHK, e cila nga përfaqësues të partnerëve social, në prani të udhëheqësisë së lartë të Konfederatës Evropiane për Sindikatat e Arsimit, u prezantua para gjithë publikut: 12% rritje pagash në arsim nga korriku, përcaktim i përbashkët i metodologjisë për rritjen e pagave që do të aplikohet nga viti 2023 dhe pagesa e pagës për pushim vjetor poashtu nga viti i ardhshëm.” pëecjellë TOP24.

Shaqiri më tej shton “Fjala e SASHK-ut nuk zgjati as edhe njëzet e katër orë. Vendimi i kryesisë sindikale sot ka ndryshuar në dëm të të rinjve tanë, nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme”.

Ministri shton se ata janë më së paku fajtorë për humbjen e orëve për shkak të mungesës së seriozitetit të një organizate, por mund të ndihmojnë shumë në normalizimin e situatës.
Le t’i japim fund këtij kapitulli të keq të këtij viti shkollor dhe t’u japim fëmijëve një të ardhme. Shumë prej tyre janë në pritje të regjistrimit në shkolla të mesme apo fakultete. Shumë kanë vendosur të punësohen pas mbarimit të shkollës së mesme, por është e pasigurt nëse diplomat do të jepen në kohë. Le të mos shkatërrojmë planet dhe pritjet e tyre. Të gjithë kemi përgjegjësi!

Related Articles

Back to top button
Close
Close