LajmeShowbiz

Rihanna rikthehet në studio pas 10 vitesh pauzë

Rihanna rikthehet në studio pas një pauze dhjetëvjeçare nga albumet e reja.

Lajmin e ka bërë të ditur partneri i saj reperi A$AP Rocky, gjatë një interviste. “Ajo po përgatitet”, tha Rocky me shaka, duke shtuar më pas se ndoshta do të kishte probleme për këtë zbulim.

Albumi i fundit i Rihanna-s, “Anti”, u publikua në vitin 2016 dhe solli hite të mëdha si “Uork”, këngë që kryesoi klasifikimet dhe u nominua për çmimin “Kënga e Vitit” në Grammy.

Edhe pse nuk ka publikuar një album të ri që prej atëherë, artistja ka sjellë disa këngë të veçanta për kolona zanore filmash, përfshirë “Black Panther: Uakanda Forever” dhe “Smurfs”.

Në vitin 2023 ajo ishte gjithashtu protagoniste e shfaqjes së pjesës së pushimit në Super Boul, ku interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura.

Në 10 vitet e pauzës nga albumet, Rihanna është bërë nënë e tre fëmijëve dhe ka zgjeruar bizneset e saj me markat Fenty Beauty dhe Savage X Fenty.

Në vitin 2021, revista Forbes e shpalli miliardere, me një pasuri të vlerësuar rreth 1.7 miliardë dollarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close