LajmeMaqedoniTopLajm

Nedellkov: Vazhdon greva, SASHK refuzon ofertën e Qeverisë së Maqedonisë

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov pas mbledhjes së Këshillit të SASHK u shpreh se janë shqyrtuar pikat dhe është diskutuar rreth propozimit të Qeverisë së Maqedonisë.

Nedellkov tha se 380 organizata sindikale jane për vazhdim te grevës, dhe 83 për ndalim, ndërsa nga nga 83 që kanë qenë për ndalim të grevës, shumica kanë qenë organizata sindikale të çerdheve, andaj çerdhet nga e mërkura nisin të punojnë, ndërsa greva në arsim vazhdon.

Nedellkov po ashtu theksoi ditën e mërkurë më 4 maj përgatit protestë para qeverisë.

Ai bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të pranojnë ofertën e tyre, siç janë rritja e rrogës dhe respektimi i Marrëveshjeve kolektive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close