LajmeMaqedoniTopLajm

Sulmohen punëtorët e NP “Parkingu” Tetovë, rasti denoncohet në polici

NP “Parkingu” Tetovё nëpërmjet një postimi në Facebook sot ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj punonjësve të “Parkingut të Qytetit” si dhe “Shërbimit Merimangë”. Nga NP “Parkingu” Tetovë njoftojnë se sot përsëri janë sulmuar dhe poshtëruar dy punonjës dhe se rasti është denonuar në polici, shkruan TetovaSot.

“Të nderuar qytetarë,
Me keqardhje ju njoftojmë se sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu I Qytetit” dhe “Shërbimit Merimangë” nuk po ndalen. Sot përsëri janë sulmuar dhe poshtëruar dy punonjës. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë.
Ju rikujtojmë se detyra dhe obligimi ynë është vendosja e rendit në trafik dhe parkim në qytet, gjë që është e rëndësishme për sigurinë e të gjithëve. Kërkojmë që sjelljet e pahijshme të individëve të ndalen, të respektohen rregullat dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një rregull më të madh të qarkullimit që të gjithë ne e dëshirojmë.
Me respekt,
NP “Parkingu i qytetit” Tetovë” thuhet në reagim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close