BotaLajmeTopLajm

Senati pranon zyrtarisht padinë kundër Trump-it

Dhoma e Përfaqësuesve të hënën do të pranojë akuzat e ish-Presidentit Donald Trump për nxitje të kryengritjes në një fjalim të zjarrtë për mbështetësit e tij përpara sulmit vdekjeprurës të këtij muaji në Kapitol, duke sinjalizuar fillimin e gjyqit të tij të dytë të fajësimit.

Demokratët do të tentojnë të bindin sa më shumë republikanë që të dënojnë Trumpin dhe më pas të votojnë për t’i hequr mundësinë për të garuar sërish për president në të ardhmen.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të paditur Trumpin më 13 janar.

Të paktën 17 senatorë republikanë do të duhet t’iu bashkohen demokratëve në mënyrë që të dënojnë Trumpin, ndonëse një gjë e tillë ka pak mundësi të ndodhë.

Dhuna në Kongres ka shpërthyer pasi Trump ka pretenduar në disa raste, se ai  ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi ka qenë “i manipuluar”.

Në orët e para të 6 janarit, mijëra mbështetës të Trumpit kanë dëgjuar thirrjen e tij për të luftuar ashpër për të mbrojtur shtetin.

Si pasojë e përplasjeve  në Kongres kanë mbetur të vdekur pesë persona./abcnews.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close