LajmeMaqedoniTopLajm

Sela takon ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman Marti

Sot në hapësirat e Kuvendit të RMV-së lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka zhvilluar sot takim me ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Veronik Ulman Marti.

Në takim u diskutua për mbështetjen e shumë projekteve zhvillimore nga ambasada zviceriane, procesin Zhan Mone dhe zhvillimet e tjera politike në vend.

“Takim mjaft i rëndësishëm me ambasadoren e Zvicrës, ekselencën e saj, Veronik Ulman Marti në zyrat e grupit parlamentarë të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë diskutuam për mbështetjen e shumë projekteve zhvillimore nga ambasada zviceriane, procesin Zhan Mone dhe zhvillimet e tjera politike në vend.

I njoftova për aktivitetet dhe kontributin e Aleancës për Shqiptarët, për demokratizimin dhe reformimin e vendit, rrugëtimin euro atlantik dhe këmbënguljen tonë për luftën kundër korrupsuonit dhe ndërtimin e një shteti të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, thekson Sela në njoftimin e tij në facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close