
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, tha se Arben Taravari vetëm mund të keqpërdorë emrin e ASH-së, ndaj si themelues i saj më vjen keq kur shoh se si keqpërdoret për servilizëm.
“Arben Taravari vetëm mund të keqpërdor emrin e ASH-së, dhe si themelues i saj më vjen keq kur shoh se si keqpërdoret, sepse moto e ASH-së nuk ka qenë servilizmi. Unë nuk mendoj që Taravari do ta marrë ASH-në, sepse sa më shpejt të kemi një vendim, aq më pak do te lejojmë njollosjen e ASH-së. Kemi këto gjykata që kemi, kur vendosen këto çështje nëpër gjykata, natyrisht që ka precedente, sipastë gjitha gjasave mundohen të na krijojnë vonesa por nuk do të arrijnë, sepse ne do të ringrihemi”, tha Sela.



