LajmeMaqedoni

Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik

Pas vendimit për rihapjen e lëndës për Mazutin, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se informacionet që posedon lidhur me këtë rast mund të tronditin opinionin publik. Pa zbuluar detaje nëse një gjë e tillë mund të ndodh së shpejti, Toshkovski thekson se gjithçka duhet të zbardhet përmes hetimit.

“Në pajtueshmëri me atë që është ndarë me mua si informacion nga ana e atyre që kanë punuar intensivisht me atë lëndë… 15:44 Informacionet që janë ndarë me mua e që lidhen me lëndën, jam i sigurt që do ta tronditin opinionin kur do të shpërndahen. Ja kaq do të them dhe do të lë që hetimi ta tregojë të veten”- deklaroi Toshkovski.

Por Toshkovski nuk u përgjigj nëse të dyshuarit aktual në këtë lëndë ndodhen ose jo brenda shtetit.

“Ju lutem drejtohuni me shkrim, do të jap përgjigje edhe për atë pyetje”- nënvizoi Toshkovski

I pyetur nëse është i kënaqur me vendimin e djeshëm të prokurorisë, Toshkovski tha se e rëndësishme është që qytetarët të jenë të kënaqur me drejtësinë, duke inkurajuar prokurorinë për përkushtim maksimal në këtë lëndë.

“Nuk është e rëndësishme nëse ministri i punëve të brendshme është ose jo i kënaqur nga çfarëdolloj vendimi i PTHP-së. Qytetarët në fund do të shohin drejtësi. 12:09 Shpresoj që prokuroria publike do të mbledh guxim, të përkushtohet profesionalisht, për të gjitha detajet që lidhen, jo vetëm këtu por në të gjitha lëndët”- tha ai.

Një ditë më parë Prokuroria e lartë ka obliguar Prokurorinë e Krimit të Organizuar që të rikthen hetimin për mazutin në Elektranat e Maqedonisë mbi dyshimet për keqpërdorim të tenderit, favorizim në tender dhe pastrim të parave. Për këtë lëndë penalisht ndiqen 13 persona.

Hetimin në pamundësi për ta vërtetuar veprën penale vendosi ta bën prokurorja përkatëse Katerina Kollareviq. Vasko Kova­çevski në cilësinë e ish drejtorit ndodhet në arrati, ndërsa Asmir Jahoski bashkë me Erxhan Sulkovskin dhe të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë. Pas vendimit, kryeministri Hristijan Mickoski kishte zhvilluar bisedë telefonike me kryeprokurorin Nenad Saveski, veprim ky që në opinion u interpretua si presion ndaj punës së pavarur të Prokurorisë Publike. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovki në disa raste kishte deklaruar se dyshimet për mazutin janë të bazuara dhe se dëshmitë e siguruara nga policia japin indikacione për shpërdorime marramendëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close