BotaLajme

Scholzi e quan “akt brutal dhune” sulmin në Hamburg

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka quajtur “akt brutal dhune” sulmin e së enjtes mbrëma në Hamburg për të cilin raportohet se la të paktën shtatë persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait atje.

Policia tha se personi i armatosur besohet të jetë i vdekur mirëpo motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Scholzi ka thënë se mendimet e tij ishin me viktimat, ndërsa komuniteti i Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermani ka thënë se anëtarët e tij ishin shënjestruar në një “sulm të tmerrshëm”.

Gazeta Bild raportoi se shtatë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën, nga të cilët tetë u plagosën rëndë.

Është e paqartë nëse sulmuesi është përfshirë në numrin e të vdekurve.

Policia tha se disa njerëz u plagosën rëndë, por nuk pranoi të thoshte se sa prej tyre kishin vdekur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close