LajmeRajonTopLajm

Sami Lushtaku kujton Fehmiun e Xhevën

Në përvjetorin e renies heroike, sot kujtojmë Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy nga strategët dhe ideatorët e lëvizjeve për rezistencë të armatosur në Kosovë. Fehmiu e Xheva ishin të veçantë, të edukuar e të formuar për njeri-tjetrin. Feha ishte strateg ushtarak i jashtëzakonshëm më përvojë të madhe luftarake edhe në Kroaci.

Bashkë me Fehmiun e Xhevën kemi kaluar shumë sfida. Kemi bërë edhe shumë beteja së bashku, ku e kam parë guximin e jashtëzakonshëm të tyre për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Gjatë fillimit të ofensivës së shtatorit 1998 në Drenicë, e cila ishte njëra ndër ofensivat më mëdha të ushtrisë dhe policisë serbe, jemi takuar në Gllanasellë e pastaj në Prekaz me Fehmiun e Xhevën. Jemi marrur vesh që secili të mbrojë pozicionet e veta luftarake sa të është e mundur. Ashtu edhe ndodhi, pasi Feha së bashku me Xhevën e Fatime Sokolin, ranë heroikisht më 22 Shtator 1998 në mbrojtje të Gllanasellës, më qëllim që të pengonin depërtimin e forcave serbe në Qyqavicë, ku ishin strehuar qindra mijëra civilë.

Lavdi përjetë Fehmi e Xhevë Lladrovcit, këtyre trimave të rrallë që ideal të vetëm kishin lirinë e Kosovës. SL

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close