LajmeRajonTopLajm

Sami Lushtaku, Kosova ka nevojë për qeveri stabile

Vendi ynë ka para vetës sfida të mëdha. Menaxhimi i pandemisë Covid-19, Dialogu me Serbinë dhe zhvillimet qe lidhen me Gjykatën Speciale, kanë nevojë për qeveri të qendrueshme e cila përbëhet nga shumica e kualifikuar, me qëllim që vendimmarrja karshi këtyre sfidave të jetë e lehtë.

Ekonomia dhe qytetarët e Kosovës presin dorën e shtetit në këtë kohë të krizës. Mosvotimi i ligjeve qe mundësojnë tërheqjen e shumës prej 10% nga trusti nuk i është dashur askujt. Edhe mosvotimi i mëhershëm i ligjit për vlerat e luftës ka qenë gabim i rëndë i qeverisë.

Pastaj, mosvotimi i një pakoje të gjerë emergjente për inate ndërmjet pozitës dhe opozitës dëmton direkt qytetarin e Kosovës. Qytetarët dhe ekonomia jonë kanë nevojë për stimuj që sadopak ndihmojnë për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

Dialogu me Serbinë duhet të marr epilog. Është tema më e lodhshme dhe më e rënda që prej pasluftës e tutje. Ky dialog duhet të përfundojë me njohje reciproke. Por edhe në këtë proces nevojitet konsensus i plotë pozitë dhe opozitë. Është qasje e gabuar që kushdo që udhëheq dialogun dhe bënë marrëveshje, të kritikohet e të etiketohet si “tradhëtar”. Në vend të kritikave, duhet të bëhet bashkë pozita dhe opozita, sidomos PDK, e cila duhet të marrë përgjegjësi më të mëdha sepse ka përvojë dhe kapacitete për të qenë pjesë e këtyre proceseve.

Kosova ka nevojë për stabilitet politik. Nuk na duhen inate e protagonizëm. Na duhet qeveri që ruan dhe afirmon miqësinë me SHBA-të. Na duhet qeveri vendimmarrëse që ju jep përgjigje meritore këtyre sfidave që i kemi para nesh. SL

Related Articles

Back to top button
Close
Close