
Por duket se me kaq nuk u mjaftua, pasi ai akuzoi dhe fyeu Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës duke e quajtur “Aleancë të grupeve kriminale”.
“Kriminelët vrastarë të llojit e sojit të tillë, duke u frikësuar nga hija e tyre e përbindëshme vrastare që shohin në pasqyrën mëngjesore, rrezikimin e sojit të tyre e pasqyrojnë te të tjerët. Qëllim dhe shpërfaqje e neveritshme, e pështirë kutërbuese.
Askush, në asnjë rast, nuk i përfill, ashtu siç kërkojnë me ngulm, e lëre më t’i rrezikojë”, u shpreh ai në një postim. /Zëri



